Tashmë ka filluar ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Danimarkës në “Fadil Vokrri”.
Kjo përballje u përcoll me entuziazëm të madh nga fansat kosovarë, pas paraqitjeve fantastike të “Dardanëve” në Ligën e Kombeve, shkruan Insporti.
Kosova ka kaluar më shumë se një vit pa humbje, por e pret punë e vështirë në kualifikimet për “Euro2020”.
Djelmoshat e Bernard Challandes bëjnë pjesë në Grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Në tribuna, para vërshëllimës së parë, janë fotografuar dy figura të njohura politike.
Ish-presidentja Atifete Jahjaga, poashtu edhe Kryeministri Ramush Haradinaj kanë shprehur interesimin ta përcjellin nga afër përballjen e sotme.