Te Chelsea u konsiderua si i panevojshëm, teksa në “San Siro” është duke i impresionuar të gjithë me formën e tij.
Fikayo Tomori është shndërruar në njeriun kryesor në repartin defanziv të rosonerëve, ku është bërë i pazëvendësueshëm, shkruan Shqip.com.
Deri më tani ai ka zhvilluar pesë ndeshje, ku ka shfaqur siguri të lartë në lojën në ajër dhe së bashku me Simeon Kjaer janë bërë një dyshe tejet solide.
Tomori është 23 vjeçar dhe shuma që e pagoi Milani për të ishte 30 milionë euro.
Shtatëgjati ishte lënë jashtë “Euro 2020”, pasi Gareth Southgate nuk e kishte konsideruar të rëndësishëm për skuadrën që ai drejton.
Statistikat e tij këtë sezonë në Serie A:
5 ndeshje
391 minuta’
23 topa të rekuperuar
6 ndërhyrje te sakta
10 pastrime
5 faulle te kryera
17 duele të fituara
268 pasime (36 prej tyre topa te gjata)
88 % saktesi ne pasime
0 kartona te verdhë /Insajderi.com