Filipinet goditen nga dy tërmete, vdesin 8 persona

Filipinet goditen nga dy tërmete, vdesin 8 persona

Të paktën tetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi dy tërmete e goditën një provincë të Filipineve.

Tërmetet me fuqi prej 5.4 dhe 5.9 shkallësh të Rihterit u regjistruan në provincën e Batanes-it, arkipelag në pjesën veriore të këtij shteti. Tërmetet ndodhën në orët e para të së shtunës.

Kryetari i provincës, Raul De Sagon, tha se rreth 60 persona janë lënduar nga këto dridhje të tokës. Shumë njerëz ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur ndodhën tërmetet, sepse shumica ishin në gjumë.

Pavarësisht dy tërmeteve, autoritetet nuk kanë lëshuar alarm për cunami.

Në disa fotografi të publikuara nga Kryqi i Kuq Filipinas shihen shtëpi të shembura dhe të dëmtuara rëndë.

Filipinet shtrihen në të ashtuquajturën “Unazë e Zjarrtë”, e cila është zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në këtë pjesë të botës ndodhin më së shumti tërmete në të gjitha periudhat e vitit