Filloi edhe lufta speciale: Irani pretendon se gjoja njësitet speciale britanike “zihen rob në Siri”

Filloi edhe lufta speciale: Irani pretendon se gjoja njësitet speciale britanike “zihen rob në Siri”

Numri i panjohur i trupave speciale britanike “janë zënë dje nga forcat ruse dhe siriane në lindje të Gutas në Siri”

Kështu lajmëron agjencia proqeveritare iraniane “Fars” dhe shton se forcat speciale janë “zënë rob në territor të Sirisë”.

Ajo pretendon se “këta ushtarë kanë pasur për detyrë të infiltrohen në territor të Sirisë në mënyrë që të marrin pjesë në sulmin tokësor ndaj kryeqytetit Damask”.

Në raportin e saj pretendohet se gjoja “SHBA dhe anëtaret tjera të NATOs, duke përfshirë edhe Jordaninë dhe Izraelin, kanë planifikuar të kryejnë sulme në disa fronte, por se plani ka dështuar për shkak të përparimit të shpejtë të forcave siriane gjatë muajit të kaluar”.

Në ministrinë britanike të mbrojtjes tregojnë se raporti është i rremë, mirëpo agjencia “Fars” pretendon se NATO është duke bashkëpunuar ngushtë me kryengritësit në mënyrë që ta largojnë Assadin nga pushteti.

Kryengritësit  në Siri konsiderojnë se marrja e një pjese të madhe të Damaskut mund të kontribuojë në fitore të madhe dhe të shpejtë./Insajderi.com.