Filloi Forumi Botëror Ekonomik në Davos, nën hije të krizave politike

Forumi Botëror Ekonomik ka filluar sot në Davos, ku janë mbledhur rreth 3.000 persona nga bota e biznesit, zyrtarë shtetëror dhe nga grupet qytetare.

Filloi Forumi Botëror Ekonomik në Davos, nën hije të krizave politike

Mirëpo, në mes të pjesëmarrësve të takimit do të jenë vetëm tre liderë të vendeve më të zhvilluara: kryeministri japonez Shinzo Abe, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri italian Giuseppe Conte.

Takimi  i rregullt i liderëve afaristë dhe politikë në Davos sivjet do të kalojë pa disa nga emrat më të mëdha, pasi zyrtarët botërorë po i zgjidhin problemet vendore.

Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr para më shumë se një jave me arsyetim se do të zgjidhë në Uashington çështjen e ndalimit të financimit të shërbimeve shtetërore, shkruan “Financial Times”.

Delegacionin amerikan do ta përbëjë sekretari shtetëror Mike Pompeo, ministri i tregtisë Willbur Ross dhe ministri i financave Steven Mnuchin.

Kryeministrja britanike Theresa May, gjithashtu mbetet në shtëpi, për shkak të krizës në lidhje me marrëveshjen me Brexit, e ardhjen e ka anuluar edhe presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e dëshiron imazhin e liderit kryelartë derisa në gjithë vendin po zgjasin protestat.

Sivjet në Davos nuk do të jetë as presidenti kinez Xi Jingping, e as kryeministri indian Narendra Modi

“Në Forumin e Davosit do të mbizotërojë niveli i lartë i brengosjes për shkak të tregut të aksioneve, ngadalësimi i rritjes ekonomike dhe politikat ndërkombëtare”, ka thënë për Reuters Nariman Behravesh, ekonomisti kryesor i “IHS Market”

Ky disponim është pasojë e kontesteve tregtare, marrëdhënieve të tendosura ndërkombëtare, ngjarjeve rreth Brexitii, dhe ngadalësimi i rritjes ekonomike për shkak të cilit shumica frikësohen nga recesioni i ri.

Forumi Botëror Ekonomik do të zgjasë deri më 25 janar dhe deri atëherë do të mbahen 350 diskutime publike./Insajderi.com.