
Qeveria e Afganistanit ka filluar t’i lirojë 400 të burgosurit e fundit talibanë, duke mundësuar kështu fillimin e stër-vonuar të bisedimeve për paqe, njofton Insajderi.
Tetë të burgosur u liruan të enjten, thanë zyrtarët, krimet e të cilëve përfshinë edhe sulme ndaj afganëve dhe të huajve, shkruan BBC.
Lirimi i tyre ishte kusht për të filluar negociatat që të përfundohet konflikti 19 vjeçar në vend.
Bisedimet për paqe pritet të fillojnë në Katar vetëm pak ditë pasi të ndodhë lirimi i të gjithë të burgosurve./Insajderi.com