Fillon “lufta” në mes Joshua dhe Pulev, më herët se sa pritej

Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev, do të ndeshen në muajin dhjetor, ku Pulev kërkon të marr titujt e Joshua-s, ndërsa ky i fundit do të jetë në mbrojtje të tyre.

“Lufta” në mes tyre, ka filluar më herët se sa pritej, pasi Kubrat Pulev – ka dërguar disa akuza të rënda në drejtim të anglezit.

“Për të, duket se do të jetë disi më ndryshe sepse ai nuk i ka fansat e tij, mirëpo boksi nuk varet nga kjo gjë, ne mund të luftojmë me apo pa tifozë, nuk ka rendësi. Por, ndoshta ai ka nevojë për fansat e tij”, ka thënë Pulev, njofton Insajderi.

“Ai ka bërë së fundmi diçka arrogante, por unë e shoh se është i frikësuar. Ai flet për përballjen me Tyson Furyn, derisa ai po harron se fillimisht do të më ketë mua përballë. Nëse ai arrin të fitojë ndaj meje, është në rregull, mirëpo nuk mendoj se ai do ia dal, shikoni çfarë i bëri Andy Ruiz në të dyja përballjet, nga unë do ta pësojë edhe më keq”, përfundoi Pulev.

Ndeshja do të zhvillohet në Angli, më saktësisht në Londër, ndërsa, nëse Joshua fiton, sipas të gjitha gjasave do të kemi një përballje Joshua vs Fury./Insajderi.com.