Fillon ‘pushtimi’ i ‘Doosan Arena’ – Dardanët në tribuna

Fillon ‘pushtimi’ i ‘Doosan Arena’ – Dardanët në tribuna

Dardanët kanë nisur ‘pushtimin’ e Doosan Arena.

Kombëtarja e Kosovës do të zbres sonte në stadiumin e Plzen, për një nga testet më të vështira në kualifikueset e Euro 2020.

Me fillim nga ora 20:45, lojtarët e Kosovës do të luajnë për tri pikët që mbajnë gjallë ëndrrën për kualifikim.

Sikur në secilën ndeshje, edhe kësaj radhe, ‘Djemtë e Vokrrit’ do të kenë përkrahjen e tifozëve kosovarë, përcjell lajmi.net.

Tifozët e Kosovës kanë filluar të zënë ulëset e Doosan Arena. Më poshtë mund ta shihni fotografinë.