Filozofi anti-kapitalist bie në grackë – dështon pasi bëhet pjesë e një debati komercial

Ndonëse kundërshton ashpër kapitalizmin, filozofi slloven pranoi të ballafaqohej me Petersonin, në debatin ku biletat kushtonin më shumë se 950 euro. Madje, debati u transmetua edhe në internet, po ashtu me pagesë. 14.95 dollarë paguan ata që donin ta shihnin drejtpërdrejtë debatin mes Zizek e Peterson. 

Filozofi anti-kapitalist bie në grackë – dështon pasi bëhet pjesë e një debati komercial

Filozofi slloven, Slavoj Zizek, një anti-kapitalist i thekur me bindje thellësisht të majta, ka rënë në grackën e kapitalistëve pasi pranoi të merrte pjesë në një debat komercial kundër psikologut dhe profesorit kanadez, Jordan Peterson.

Debati i mbajtur të premten në Sony Center të Torontos, mbi titullin: “Lumturia: Kapitalizmi kundër Marksiszmit”, ngjasonte me një ndeshje komerciale boksi apo ndonjë sporti tjetër.

Ndonëse kundërshton ashpër kapitalizmin, filozofi slloven pranoi të ballafaqohej me Petersonin, në debatin ku biletat kushtonin më shumë se 950 euro. Madje, debati u transmetua edhe në internet, po ashtu me pagesë. 14.95 dollarë paguan ata që donin ta shihnin drejtpërdrejtë debatin mes Zizek e Peterson.

Edhe procesi deri tek mbajtja e debatit ishte po ashtu komerciale.

Në shkurt të vitit 2018, Zizek publikoi një opinion në gazetën britanike The Independent, me titull “Pse njerëzit i besojnë Jordan Petersonit?”, në të cilin ai thumboi psikologun nga Toronto për thurje të teorive konspirative rreth të drejtave të LGBT-së dhe lëvizjes feministe #MeToo.

Si kundërpërgjigje, Peterson, përmes një postimi në rrjetet sociale, e sfidoi Zizekun që të merrte pjesë në një debat me të. Megjithëse Zizek nuk është pjesë e rrjeteve sociale, ai e pranoi sfidën.