Bayern është vetëm 90 minuta larg historisë, pasi sonte kanë mundësi të fitojnë trofeun botëror të klubeve, njofton Insajderi.
Skuadra e Hans Dieter Flick, do të ketë sot mundësinë për të hyrë në histori duke fituar gjashtë tituj në një sezon.
Deri tani vetëm skuadra e Barcelonës ka bërë diçka të tillë. Tigres do të jetë kundërshtari i fundit për kampionët e Europës. Të tre golat e shënuar nga skuadra meksikane në Kupën e Botës mbajnë firmën e sulmuesit francez Gignac, i cili do të tentojë të surprizojë kampionët e Champions Legue-s.
Për sa i përket statistikave, Bayern i ka fituar të tria ndeshjet e luajtur në Kupën e Botës. Gjermanët kanë shënuar të paktën dy gola dhe nuk kanë pësuar asnjë gol.
Finalja e sotme nuk do të ketë në fokus vetëm trofeun. Në fushë do të zbresin dhe dy nga sulmuesit më të mirë të kompeticionit. Robert Lewandowski dhe Andre Pier Gignac do të luftojnë për “Këpucën e Artë” të turneut. Trajnerët kanë bërë publike dhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat.
Bayern do të luajë me modulin 4-2-3-1, ndërsa meksikanët do të rreshtohen me 4-4-2.
Byern Munchen: Neuer; Pavard, Sule, Hernandez, Davies; Alaba, Kimmich; Coman, Sane, Gnabry; Lewandowski.
Tigres: Guzman; Duenas, Salcedo, Reyes, Rodriguez; Quinones, Pizarro, Carioca, Aquino; Gignac, Gonzalez Espinola. /Insajderi.com