Finalja e “Copa America” mes Brazilit dhe Argjentinës e cila do të luhet të dielen me fillim nga ora 02:00 pas mesnatës, do të luhet në prezencën e tifozëve, lajmëron Insajderi.
Pas disa refuzimesh, Rio de Janeiro ka dhënë aprovimin që të luhet me 10 përqind të kapacitetit të “Maraca”.
Në stadium do të lejohen 5500 tifozë, 2200 bileta do të jenë për tifozët argjentinas, po që nuk do të dalin në shitje, por do të shpërndahen për argjentinasit që jetojnë në Brazil.
Vendasit do të kenë 1100 bileta më shumë, për çështje protokolli më tepër.
Për të hyrë në stadium tifozëve do tu duhet një test për Covid i rezultat negativ në 72 orët e fundit./insajderi.com