
Qeveria angleze ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tifozëve në stadium, për finalen e Kupës FA, e cila është planifikuar të mbahet më 15 maj, njofton Insajderi.
Pas bisedimeve të fundit, qeveria ka marrë vendimin që finalja e Kupës FA të luhet nën praninë e 20 mijë tifozëve në stadiumin “Wembley”. Kjo mund të jetë një shenjë e mirë për të ardhmen, ku shpresohet që tifozët të rikthehen në stadiume, ku mungojnë prej një viti, nga shpërthimi i pandemisë.
Tashmë duhet të presim 15 majin, për të parë një ndeshje në Angli me tifozë, teksa duke marrë shembull këtë vend, mund të nisin edhe shtetet e tjera të hapin dyert e stadiumeve. /Insajderi.com