![Finalja e Kupës së Italisë mes Juves dhe Atalantës zhvillohet me tifozë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/04/coppa-cropped_v6v4d5gg4qsz1oomzhqvnyxxw-730x440.jpg)
Ditën e sotme, qeveria italiane vendosi t’i japë dritën e gjelbërt Juventusit dhe Atalantës që finalja e kupës ndërmjet tyre në datën 19 maj të luhet në praninë e tifozëve, njofton Insajderi.
Lajmin e bëri të ditur nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Andrea Kosta.
“Aktualisht po studiojmë protokollin për të lejuar spektatorët të arrijnë dhe të ndjekin lojën në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me legjislacionin anti-Covid”, ishin fjalët e Kosta.
Sasia e tifozëve do të jetë 20% e kapacitetit të stadiumit, e cila përkon me një numër prej 4400 tifozësh. /Insajderi.com