
Lokomotiv Moska ka fituar Kupën e Rusisë pasi ka mundur në finale me rezultatin 2-0 ekipin e Ural.
Suksesi i shtatë në këtë turne erdhi falë golave të Denisov dhe Miranchuk. Megjithatë, për shumëkënd, kjo ndeshje do të kujtohet për sherrin që shpërtheu në minutat shtesë të takimit.
Lojtarët e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv në fushë, duke shkëmbyer grushte me njëri-tjetrin, aq sa gjyqtari u detyrua t’i jepte kartonin e kuq Fidler dhe Manucharian nga Ural dhe Farfan e Ari nga Lokomotiv Moska. /Insajderi.com
https://www.youtube.com/watch?v=bPjudKNfS_I