Një prej lajmeve më të bujshme të Apple ishte kur kompania bleu biznesin e modemëve celularë të Intel për 1 miliardë dollarë. Ditën e Marte Apple publikoi rapo" />

Financat e Apple ekspozojnë vështirësitë që po kalon iPhone

Financat e Apple ekspozojnë vështirësitë që po kalon iPhone

Një prej lajmeve më të bujshme të Apple ishte kur kompania bleu biznesin e modemëve celularë të Intel për 1 miliardë dollarë.

Ditën e Marte Apple publikoi raportin financiar për tre mujorin e radhës të 2019-ës dhe tregoi një Qershor të fortë duke thyer pritshmëritë e analistëve.

Kompania raportoi 53.8 miliardë dollarë të ardhura, 1% më shumë se një vit më parë. Të ardhurat e gjeneruara nga iPhone kishin rënien më të madhe krahasuar me një vit më parë nga 29.5 miliardë dollarë në 26 miliardë dollarë këtë tre mujor.

Humbjet nga shitje e iPhone u kompensuan nga rritjet e shitjeve në kategoritë e tjera të produkteve dhe shërbimeve të Apple. pajisjet e tjera elektronike shënuan rritje në 5.5 miliardë dollarë ku përfshihen Apple Watch, AirPods, Beats, HomePod, Apple TV etj.

Gjatë këtij viti kompani nuk ka ndarë numra rreth shitjeve të pajisjeve, një sinjal i rënies së shitjeve të iPhone shoqëruar nga rritja e çmimit të tyre. Shërbimet janë një prej bizneseve në rritje që shihet si e ardhmja nga Apple. Ky biznes gjeneroi 11.5 miliardë dollarë tre mujorin e fundit.

Kompania fitoi terren në disa rajone gjeografike edhe pse pati rënie në Kinë dhe Evropë të të ardhurave. Një prej lajmeve më të bujshme të Apple ishte kur kompania bleu biznesin e modemëve celularë të Intel për 1 miliardë dollarë.

Efektet e kësaj marrëveshjeje pritet të shfaqen në një periudhë afatgjatë.