
Fiorentina ka zyrtarizuar blerjen e saj më të re në afatin kalimtar të janarit, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e djathtë të Napolit, Kevin Malcuit që do të veshë fanellën ‘vjollcë’ deri në muajin qershor me formulën e huazimit të thjeshtë.
Malcuit këtë sezon nuk ka gjetur pothuaj aspak hapësira tek skuadra e Gennaro Gattuso-s, pasi Hysaj po bëhet titullar i padiskutueshëm dhe francezi u kushtëzua të largohej për gjashtë muaj huazim për të luajtur rregullisht.
Lajmin e transferimit të tij e ka zyrtarizuar klubi i Fiorentinës me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare. /Insajderi.com