Fiorentina vs Inter – formacionet zyrtare

Fiorentina vs Inter – formacionet zyrtare

Do të startojë në orën 20:45, ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit në stadiumin “Artemio Franchi”, njofton Insajderi.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë maksimumin nga ndeshja e sotme. Një fitore ditën e sotme, do e dërgonte Interin në vendin e parë, të paktën deri të dielën, kur kryesuesit e Milanit luajnë përballë Crotone.

Fiorentina nuk ka fituar asnjë nga shtatë sfidat e fundit të Serie A kundër Interit (4 barazime, 3 humbje). Interi nuk pëson gol prej tre ndeshjesh në Serinë A: në tre sezonet e fundit, vetëm një herë ‘zikaltrit’ kanë regjistruar një seri më të gjatë të ndeshjeve me portën e paprekur radhazi, në katër ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar.

Për sa i përket formacioneve, Conte ka surprizuar me titullarët, teksa ka ulur në stol Lautaro Martinezin, për të vendosur në sulm Sanchez-in së bashku me Lukakun. /Insajderi.com