Fiorentina zyrtarizon Bonaventura-n nga Milan

Fiorentina zyrtarizon Bonaventura-n nga Milan

Skuadra “vjollcë” ka transferuar Jack’ Bonaventura-n nga Milan, njofton Insajderi.

Giacomo Bonaventura, pas gjashtë sezonesh tek skuadra milaneze, është transferuar në “Artemio Franchi” si transfer i lirë, pasi kontrata e tij me ekipin kuq e zi kishte mbaruar.

Në vitin 2014, Milan e transferoi nga Atalanta për shumën 7 milionë euro. Te Atalanta, Bonaventura luajti nga viti 2007 deri në vitin 2014, vit ku u transferua në Milan. Ndërsa më herët, Bonaventura është paraqitur edhe me skuadrat si Padova dhe Pergocrema. Me kombëtaren italiane, Bonaventura ka gjithsej 14 paraqitje./Insajderi.com.