Kompania mëmë e Google, Alphabet, publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të fundit ditën e Hënë duke treguar kostot të cilat po rriten me më shpejtësi sesa të ardhu" />

Fitimi i Google bie ndjeshëm në tre mujorin e tretë të 2019

Fitimi i Google bie ndjeshëm në tre mujorin e tretë të 2019

Kompania mëmë e Google, Alphabet, publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të fundit ditën e Hënë duke treguar kostot të cilat po rriten me më shpejtësi sesa të ardhurat.

Kompania mëmë e Google, Alphabet, publikoi rezultatet financiare të tre mujorit të fundit ditën e Hënë duke treguar kostot të cilat po rriten me më shpejtësi sesa të ardhurat.

Kompania postoi fitim 1.7 miliardë dollarë më pak në tre mujorin e tretë sesa kishin parashikuar analistët ndërsa gjeneroi 175 milionë dollarë më shumë të ardhura.

Aksionet e kompanisë ranë me 1.6% për shkak të rënies së fitimit. Google ka shtuar shpenzimet në muajt e fundit sidomos në shërbimet cloud dhe pajisjet elektronike konsumatore, dy sektorë të cilët i sheh të esencialë për ruajtjen e lidershopit përballë konkurrencës së Amazon dhe Microsoft.

Bizneset e reja po shtyjnë Googlle drejt shitjes së abonimeve, pajisjeve dhe licencave të përdorimit të teknologjive. Shpenzimet u rritën me 25% krahasuar me një vit më parë në 31.1 miliardë dollarë.

Google gjeneron 85% të të ardhurave nga shitja e reklamave dhe teknologjisë së reklamimit dhe raportoi të ardhura prej 40.5 miliardë dollarë. Fitimi ishte 7.1 miliardë dollarë nga 8.8 miliardë dollarë që kishin parashikuar analistët.