Edhe pse fitimi është rritur në tre mujorin e dytë, ai mund të ketë ardhur si rezultat si Galaxy S10-ës dhe serive Galaxy A. Megjithatë mund të mos kenë qenë aq popullore " />

Fitimi i Samsung vazhdon të bjerë dhe Galaxy S10 nuk e ndalon dot

Fitimi i Samsung vazhdon të bjerë dhe Galaxy S10 nuk e ndalon dot

Edhe pse fitimi është rritur në tre mujorin e dytë, ai mund të ketë ardhur si rezultat si Galaxy S10-ës dhe serive Galaxy A. Megjithatë mund të mos kenë qenë aq popullore sa për të ndryshuar trendin negativ.

Gjiganti Korean Samsung paralajmëroi se fitimet e kompanisë do të vijojnë rënien edhe në tre mujorin e dytë të 2019-ës. Krahasuar me vitin e kaluar këtë tre mujori kompania parashikon 56% më pak fitim ose 5.6 miliardë dollarë.

Situata e financave të Samsung mund të duket pesimiste por mund të kishte qenë edhe më keq. Kompania raportoi se ka kërkuar kompensim nga Apple për ekranet OLED sepse porositë e Apple nuk përmbushin nivelet minimale të parashikuara në marrëveshje.

Ndërsa Samsung nuk ka shpjeguar se çfarë ka ndikuar në performancën financiare këtë tre mujor. Në fillim të vitit kompania tha se rënia e fitimit ka ardhur prej rënies së shitjeve të çipeve të memories.

Edhe pse fitimi është rritur në tre mujorin e dytë, ai mund të ketë ardhur si rezultat si Galaxy S10-ës dhe serive Galaxy A. Megjithatë mund të mos kenë qenë aq popullore sa për të ndryshuar trendin negativ.

Gjigantin e teknologjisë e pret një Verë e gjatë. Galaxy Note 10 është pranë debutimit, konkretisht më 7 Gusht. Nga ana tjetër ridizajnimi i Galaxy Fold ka ngelur në hije dhe nuk ka një datë ekzakte debutimi.

Kompania përballet me probleme ligjore në Australi dhe Francë për shkak të praktikave të reklamimit dhe punësimit. Së fundi, edhe me telashet e Huawei Samsung ende përballet me rivalitetin e kompanive Kineze. /PCWorld Albanian