
Teksa mungon vetëm zyrtarizimi, Conte largohet nga drejtimi i skuadrës zikaltër pas dy viteve, ku arriti të fitojë dhe një titull kampion, njofton Insajderi.
Mosmarrëveshjet me presidentin Zhang mbi uljet e pagave, mungesa e garancisë në merkato dhe shitja e elementëve kryesorë të ekipit janë disa nga arsyet që tekniku italian ka vendosur të mos e vazhdojë më detyrën si trajner i zikaltërve.
E ardhmja e Contes tani më duket larg Italisë pasi asnjë ekip nuk mund të përballojë ambiciet e italianit.
Tottenhami dhe Manchester United mund të jenë dy destinacione të mundshme për Conten, por nuk përjashtohet dhe Real Madrid, e cila këtë javë me shumë mundësi do të zyrtarizojë ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun Zinedine Zidane. /Insajderi.com