Fiton Pulitzerin adoleshentja që filmoi vdekjen e George Floydit

Fiton Pulitzerin adoleshentja që filmoi vdekjen e George Floydit

Adoleshentja e cila filmoi incidentin ku vdiq George Floyd në maj të vitit 2020, Darnella Fraizer, ka është nderuar me Citim Special gjatë ceremonisë së Çmimit Pulitzer këtë të premte të 11 qershorit, transmeton Insajderi.

Fraizer e cila incizoi rastin ku vdiq Floyd, ishte ajo që me videon e saj nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën dhe për çka u vlerësua sot.

Ajo u citua për “guximin për regjistrim të vrasjes së George Floyd, një video që nxiti protesta kundër brutalitetit të policisë në të gjithë botën, duke theksuar rolin vendimtar të qytetarëve në kërkimin e gazetarëve për të vërtetën dhe drejtësia “, sipas Bordit të Çmimit Pulitzer.

Videoja tregonte oficerët e policisë së Minneapolis që kishin shtrirë Floyd-in në tokë për disa minuta, teksa ai iu thoshte se “nuk mund të marr frymë”.

Ky video-regjistrim u përhap në të gjithë botën dhe çoi në protesta masive në të gjithë SHBA-në dhe në vende të tjera kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit sistematik, shkruan DW. /Insajderi.com