Fiton Trepça ’89 si mysafire e Arbërisë

Fiton Trepça ’89 si mysafire e Arbërisë

Në gjiron e 10 të Superligës, skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89, ka shënuar fitore me përmbysje kundër skuadrës nga Dobraja e Madhe e Lipjanit, Arbërisë, njofton Insajderi.

Sa i përket takimit, të parët që kaluan në epërsi ishin vendësit me Dior Zabërgja, pas një asistimi nga Lutfi Bilalli në minutën e 19’ të ndeshjes. Me rezultat minimal për nikoqirët mbaruan 45’ minutat e parë të takimit.

Pjesa e dytë foli komplet për miqtë nga Mitrovica, pasi arritën ta përmbysin rezultatin. Së pari shënoi sulmuesi më i rrezikshëm i ’89, Bissmark, duke barazuar rezultatin pas vetëm 10 minuta nga pjesa e dytë.

Në të 62’ minutë, skuadra mike shënoi përsëri, për golin e dytë për mysafirët u përkujdes Rilind Nimani, duke shënuar në minutën e 62’ të ndeshjes.

Me këtë fitore, Trepça ’89 shkon në kuotën e 14 pikëve, duke u renditur në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Arbëria me këtë humbje mbetet në pozitën e shtatë me 11 pikë të grumbulluara. /Insajderi.com