Fitore e Usman – e dominoi totalisht Masvidal-in

Fitore e Usman – e dominoi totalisht Masvidal-in

Armiqësitë në mes të Kamaru Usman dhe Jorge Masvidal prej kohësh linin të nënkuptohej se ndeshja mes tyre ne UFC 251 do të ishte një luftë e vërtetë, por nuk ndodhi ashtu.

Në ndeshjen e mbrëmshme, që u zhvillua në një ishull në Abu Dhbai, në palestrën e ndërtuar enkas për këtë evend, Usman përdori aftësitë e tij prej mundësi, për ta dominuar totalisht Masvidalin, dhe ne nuk pamë çfarë shpresonim të shihnim – një ndeshje triller.

Usman e kontrolloi gati gjithë ndeshjen për të arritur një fitore dominuese dhe për ta mbajtur titullin kampion në kategorinë deri në 77 kilogram në UFC, njofton Insajderi.

Masvidal e pranoi ndeshjen vetëm para një jave, pasi kundërshtari origjinal i Usman, Gilbert Burns, u diagnostikua me COVID-19. Megjithatë, planet për të prekur titullin për Masvidal dështuan, pasi Usman refuzoi të ndeshej në një betejë grushtesh dhe taktizoi shumë për ta mbyllur ndeshjen ashtu siç i konvenoi.

Pas pesë raundeve Usman fitoi me vendim unanim (50-45, 50-45, 49-46).

Në ndeshjet tjera për titull kampioni, Alexander Volkanovski, e mposhti përsëri Max Holloway në një ndeshje mjaft të ngushtë për të mbetur kampion në Featherwight.

Ndërsa rusi Petr Yan mposhti legjendarin Jose Aldo për t’u shpallur kampion në kategorinë Bantamweiht./Insajderi.com