Fitorja e Distria Krasniqit nuk mbetet pa u komentuar as nga mediat serbe

Fitorja e Distria Krasniqit nuk mbetet pa u komentuar as nga mediat serbe

Triumfi olimpik i Distria Krasniqit po bën bujë gjithandej.

Liderë e personalitete të njohura mbarë-kombëtar kanë përshëndetur fitoren e saj, shkruan Insajderi.

Ndërsa nuk ka kaluar as pa u raportuar as nga mediat serbe.

Në raportimet e tyre, po i referohen Republikës së Kosovës si “e ashtuquajtura Kosovë” si dhe “provincë e Serbisë”.

Ndërsa mediumi serb, “Novosti” po e konsideron si sportiste të tyre, derisa Kosovës i referohet si “Kosovë dhe Metohi”, dhe “Republika e vetëshpallur e Kosovës”.

Përmes Distria Krasniqit, Kosova ka arritur të fitojë medaljen e dytë të artë olimpike në histori të saj.

Të parën e kishte fituar Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”./Insajderi.com