Fitorja e fundit e Khabib – përfundon një karrierë e jashtëzakonshme

Fitorja e fundit e Khabib – përfundon një karrierë e jashtëzakonshme

Fitorja e arritur të shtunën e Khabib ndaj Garthje, ka lënë shije të keqe për të gjithë fansat e tij anë e mbanë botës si dhe për fansat e sportit të UFC – kjo pasi ai pas ndeshjes, me lot në sy e deklaroi pensionimin e tij nga ky sport, njofton Insajderi.

Khabib Nurgamogedov, i jep fund karrierë së tij të jashtëzakonshme në moshën 32 vjeçare, pas 29 ndeshjeve, të gjitha të fituara, tetë prej të cilave me “knockout”.

Ai e kishte filluar karrierën e tij në vitin 2008, ndërsa ai është luftëtari i parë mysliman që ka fituar një titull kampioni në UFC.

Pse u pensionu Khabib kaq herët?

Luftëtari me prejardhje nga Dagestani, pritej që të vazhdonte karrierën e tij të suksesshme – ka vendosur përfundimisht të pensionohet nga garat e UFC, kjo pas vdekjes së babait të tij, ngjarje e cila ndodhi vetëm disa muaj më parë.

“Nuk dua dhe nuk mund të luftojë më pa babain tim – i kam premtuar nënës time, kjo është ndeshja e fundit në karrierën time”, tha Khabib.

Khabib, ishte shumë i lidhur me babanë e tij, i cili ishte afër tij në çdo stërvitje dhe çdo ndeshje të tij, duke u kujdesur për të dhe tani kur ai ka vdekur, për Khabib dhe nënën e tij, nuk vlen më asgjë që ka të bëjë me këtë sport.

Se vdekja e babait të tij ka ndikuar shumë në të, tregon më së miri fakti se për ndeshjen e tij të fundit, ai ishte larg formës dhe pregatitjes fizike. Ai ishte në mbipeshë dhe në këto 10 ditët e fundit, atij iu desh të mbante një regjim të rreptë për të humbur peshën e tepërt, që kërkohej për të zhvilluar këtë ndeshje në këtë kategori.

“Kam vetëm një kërkesë nga UFC – të vendosë emrin tim si numëri një në botë, sepse e meritoj.”, ishte fjalët e fundit të luftëtarit të pamposhtur në këtë sport, Khabib Nurgamogedov./Insajderi.com.