Fitorja ndaj Rusisë, mundësi e kalimit të grupit për Finlandën

Fitorja ndaj Rusisë, mundësi e kalimit të grupit për Finlandën

Ndeshja e radhës në Kampionatin Evropian “EURO 2020”, do të fillojë sot nga ora 15:00 midis Finlandës dhe Rusisë, të cilat hyjnë në Grupin B, njofton Insajderi.

Në këtë grup, Belgjika dhe Finlanda udhëhiqen me nga 3 pikë, ndërsa Danimarka dhe Rusia janë pa pikë.

Ndeshja e parë e Finlandës në këtë turne rezultoi me fitore 1:0 ndaj Danimarkës, por që u vë në plan të dytë pas ngjarjes së ndodhur në fushë, ku ylli danez Christian Eriksen, kolapsoi.

Një fitore ndaj Rusisë mund të jetë garanci e një vendi në fazën nokaut të “EURO 2020”, pasi ekipi kundërshtar është mposhtur nga Belgjika me rezultat 3:0, në ndeshjen tjetër të këtij grupi.

Rreth 5000 finlandezë pritet të jenë në stadiumin që do të pranojë pak mbi 30 mijë shikues, në St. Petersburg.

Presioni te Rusia është që të fitojë, sidomos pasi fazën grupore e mbyll me udhëtim në Kopenhagë, ku do të përballet me Danimarkën. /Insajderi.com