“Fitova pushime, por doli të jetë një mashtrim i madh”

“Fitova pushime, por doli të jetë një mashtrim i madh”

Kur Sammie Richardson e pa në Instagram një postim rreth një loje garuese për të fituar një javë pushime falas në Tenerife, ajo shënoi edhe emrin e shoqes së saj për të luajtur dhe nuk mendoi më për të.

Pastaj, befasisht, mori një e-mail, ku thoshte se ajo ka fituar.

“Dridhesha nga gëzimi”, thotë ajo.

Por, pasi organizatorët e garës filluan të kërkonin nga ajo të dhëna personale të detajshme, zonja Richardson e zbuloi se në fakt loja ishte një mashtrim.

Por, ajo nuk është personi i vetëm që për pak sa nuk ra prehë e një mashtrimi të tillë – ekspertët tërhiqini vërejtjen se ka pasur rritje të madhe të mashtrimeve të tilla prejse ka filluar karantina për shkak të COVID-19.

Hajdutët po e shfrytëzojnë faktin se tash më shumë prej nesh jemi online dhe gjithashtu jemi në periudhë më të gjata, dhe prandaj po provojnë të mashtrojnë konsumatorë potencialë.

“Kriminelët e dinë se njerëzit janë duke kaluar më shumë kohë online, dhe po kapitalizojnë mbi këtë”, thotë Jeremy Stern, shefi ekzekutiv i PromoVeritas, kompani që ndihmon bizneset e ndryshme online.

“Kemi parë një rritje domethënëse të mashtrimeve online”.

Pasi zonjës Richardson i ishte thënë se ka fituar pushimet, organizatorët e pyetën për numrin e pasaportës të saj dhe të partnerit.

“I pyeta nëse do të mund t’i merrja edhe fëmijët e mi në pushime”, tregon Richardson nga Brighouse, Yorkshire Perëndimor në Angli, e cila ka tre fëmijë të moshave tre, pesë dhe 13 vjeçar.

“Ata thanë se s’ka problem fare, por pohuan se do të kushtojë 300 euro për fëmijët, 900 në total. Por, mendova se ia vlen”.

“Pyetën edhe për detajet e pasaportave të fëmijëve të mi, por kur iu thash se fëmijët nuk kanë pasaporta thanë që atëherë nuk është problem”.

“Pata ndjenjën se diçka nuk ishte në rregull”, tha ajo.

Prandaj ajo shikoj pak hotelin ku besohej se kishte fituar çmimin dhe e pa se aty nuk lejohen fëmijët, ishte vetëm për të rritur.

Prandaj, për t’u siguruar thirri tek kompania e udhëtimeve me të cilin i kishin thënë se do të udhëtonte, dhe më pas nga aty kuptoj se ata nuk dinin gjë për kurrfarë gare.

“Ishte e gjitha një mashtrim i madh për të marrë detaje tonat dhe ca para”, pohoi ajo./Insajderi.com