Fjalët e Gattuso pasi mposhti Interin

Fjalët e Gattuso pasi mposhti Interin

Gennaro Gattuso qëndron me këmbë në tokë pas triumfit ndaj Interit në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Trajneri i Milanit tha pas ndeshjes së është i lumtur, por sqaron se kuqezinjtë nuk kanë dalë ende nga kriza.

“Do doja të thoja që e mbyllëm periudhën e keqe, por në futboll kam kaluar shumë gjëra dhe e di që kjo ishte vetëm një ndeshje e fituar. Duhet të mendojmë të grumbullojmë pikë në kampionat tani”, deklaroi Gattuso.

“Kjo ishte një ndeshje thelbësore dhe i falenderova që dhanë gjithçka në fushë. Kanë punuar shumë për këtë fitore. Sot luftuam dhe në fund doli në pah cilësia”, theksoi Gattuso./Top Channel