Fjalët e Klopp pas humbjes debakël nga Man City

Fjalët e Klopp pas humbjes debakël nga Man City

Për çudi Jurgen Klopp ka parë diçka të mirë tek skuadra që drejton, edhe pse Manchester City fitoi 4:0 ndeshjen.

‘Nëse dëshironi ti jepni drejtim lojës në atë mënyrë që ne nuk ishim të koncentruar, atëherë bëjeni këtë’ ka thënë për Sky Sports.

‘Pashë një qëndrim të shkëlqyeshëm. Pashë luftë. Ne nuk sillemi si dikush që u bë kampion një javë më parë’.

Kjo ishte vetëm humbja e dytë për Liverpool këtë sezon në Premier League.

‘Nëse ka një skuadër në krejt botën që na mposhtë në këtë mënyrë, atëherë është City, por ne do të kthehemi sërish’.

‘Na mungoi rrjedhshmëria, kjo është e sigurt. Në në shumicën e situatave ata ishin më të shpejtë në mendje se ne’.

Insajderi.com