Fjalët e para të Artetas për Partey

Fjalët e para të Artetas për Partey

Në orët e fundit të afatit kalimtar, Arsenal ka transferuar mesfushorin e Atletico Madrid, thomas Partey, për shumën e 50 milion eurove – aq sa ishte klauzola e tij.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është shprehur shumë i lumtur me transferimin e Partey, duke thënë se ata e kanë përcjellë një kohë të gjatë lojtarin dhe se e dinë se çfarë do t’i sjellë ekipit të tyre.

“Ne kemi qenë duke parë Thomas për një kohë, kështu që tani jemi të kënaqur të shtojmë një lojtar kaq cilësor në skuadrën tonë. Ai është një mesfushor dinamik me energji të madhe. Ai sjell shumë përvojë nga një klub i lartë që ka garuar në nivelin më të lartë në La Liga dhe Champions League për disa vite.”, tha fillimisht Arteta, transmeton Insajderi.

“Ne jemi shumë të impresionuar me qëndrimin e tij dhe qasjen e tij ndaj lojës. Ai është një futbollist inteligjent dhe ne po presim me padurim që ai të integrohet në sistemin tonë dhe të kontribuojë në përparimin që po ndërtojmë për momentin në klub.”, nënvizoi ai.

Transferimi i Partey, ndodhi shumë shpejt, pasi nuk kishte nevojë fare të diskutohej në mes klubeve sepse mjaftonte që klauzola e tij të paguhej dhe gjithçka do të përfundonte, gjë të cilën e bëri ekipi i Arsenal./Insajderi.com.