Flamurtari i fiton tri pikë të arta

Flamurtari i fiton tri pikë të arta

Kuq e zinjtë u takuan në stadiumin Bajram Aliu të shtunën.

Drenica ishte nikoqir i Flamurtarit, ku kuq e zinjtë nga Prishtina e fituan ndeshjen 1:2.

Kelmendi shënoi i pari për Flamurtarin, pastaj Maliqi në pjesën e dytë, kurse golin e vetëm për Drenicën e realizoi Shillova.

Përkundër humbjes, Drenica është mbi Flamurtarin, në vendin e shtatë, kurse prishtinasit në të tetin, të dyja jashtë rrezikut për rënie nga Superliga.

/Insajderi.com/