Flamurtari, nuk arriti që të mbijetojë në Super Ligë në sezonin që shkoi dhe në këtë sezon, ata do të bëjnë gara në Ligën e parë, më saktësisht në grupin B. Ata kanë filluar punën për edicionin e ri, duke nënshkruar me 10 futbollistë.
Transferimi më i madh konsiderohet Leart Emini, i cili iu bashkua prishtinasve pas një sezoni të mirë në aspektin individual me ekipin e Trepcën ’89.
Me klubin kanë nënshkruar edhe Lorik Maxhuni, Bashkim, Shala, Arbnor Zeqiri, Arnis Latifi, Afrim Ademi, Dorant Ahmetaj, Denis Haliti, Dardan Sekiraqa dhe Etrit Halimi, njofton klubi i Flamurtarit, transmeton Insajderi.
Flamurtari ka konfirmuar që trajneri i ekipit për edicionin 2020/21 do të jetë Jusuf Tortoshi.
Ju urojmë mirëseardhje & suksese të gjithë futbollistëve të ri në Klubin tonë gjithashtu dhe atyre që kanë pranuar që…
Gepostet von KF Flamurtari am Sonntag, 30. August 2020
Ekipi nga kryeqyteti, llogaritet favorit për Grupin B në Ligën e Parë, ku ka konkurrencë dukshëm më të vogël se Grupi A./Insajderi.com.