Flet lideri i NASA-s: Personi i parë në mars do të jetë një grua

Flet lideri i NASA-s: Personi i parë në mars do të jetë një grua

NASA parashikon se femrat do të luajnë një rol shumë të madh të ardhmen në eksplorimin e hapësirës, shkruan Insjaderi.

Gjatë një paraqitje së fundmi në një emision të shkencës dhe teknologjisë në radio, administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, parashikoi se personi  i ardhshëm në hënë do të jetë një grua.

Kjo nuk është e gjitha, mendohet se personi i ardhshëm në Mars gjithashtu do të jetë një grua.

Ende nuk dihet pse ai mendon kështu, duke e marrë parasysh faktin se as një e treta e astronautëve të NASA-s nuk janë femra.

Në pyetjen që iu bë atij se pse mendon kështu, ai nuk kishte shumë kohë për tu përgjigjur, por vetëm përmendi faktin se një po vjen një mijëvjeçar i ri për astronautët femra.

“Në kem pasur ekspeditën në hapësirë me të gjitha pjesëtaret femra në muajin Mars, gjithashtu NASA është zotuar se do të sigurohen që të ketë një grup të ndryshëm dhe të gjerë të talenteve “, ka thënë ai./Insajderi.com