Flet Shqiptari që i nderpreu ecurinë e fitoreve Milanit

Flet Shqiptari që i nderpreu ecurinë e fitoreve Milanit

“Gjithmonë kam qenë një qendërmbrojtës, por e kisha atë zakonin e shënimit. Vitet e fundit kam luftuar më pak për të shënuar, por gjithmonë e kam pasur atë instinkt”.

Kështu tha Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe i gjigantit Italian, Roma.

Ai shënoi golin e tretë të Romës që ishte vendimtar që kubi nga kryeqyteti ta marrë një pikë dhe ta ndërpresë ecurinë e Milanit me katër fitore resht në katër ndeshjet e para të kampionatit në Serie A.

Por, Shqiptari ishte fajtor për golin e parë të pësuar në minutën e dytë të ndeshjes.

“Unë mund të përmirësohem shumë në gjithçka. Kam bërë një gabim që mund ta kisha shmangur. Për fat të mirë shënova dhe e kompensova atë. Po integrohem mirë falë shokëve të skuadrës dhe shpresoj të përmirësohem”, theksoi ai.

Ndeshja e brendshme ishte dinamike ku u shënuan gjashtë gola, por referimi u kontestua gjatë dhe pas derbit. /Insajderi.com