Trajneri i sapo emëruar i ekipit të Legia, Czeslaw Michniewicz debutoi me fitore, duke mundur Dritën në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës.
Duke folur pas ndeshjes në konferencën për shtyp, Michniewicz theksoi që në disa momente i pëlqeu loja e skuadrës së tij e në disa momente jo.
“Ne bëmë atë që duhej të bënim dhe kaluam në raundin tjetër. Disa herë kemi luajtur ashtu siç doja unë, por kishte shumë momente për të cilat duhet të punojmë shumë”, deklaroi Michniewicz, transmeton Insajderi.
“Kishim pak kohë për t’u përgatitur dhe tani duhet të punojmë edhe më shumë para ndeshjes së “play-off”, por më pëlqeu dinamika në lojë e cila u karakterizua me shumë lëvizje në ndërtimin e lojës dhe pas humbjes së topit”, shtoi ai.
“Kishim momente të mira. Ne e incizuam ndeshjen me tri kamera, kështu që kemi material për të analizuar”, përfundoi ai.
Në “play-off”-in e Ligës së Evropës, Legia takohet me skuadrën Qarabag./Insajderi.com.