Flet nëna e Distria Krasniqit: Emocion i veçantë

Flet nëna e Distria Krasniqit: Emocion i veçantë

Nëna e medalistës së artë olimpike, Distria Krasniqi ka folur pas triumfit të vajzës së saj në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan Insajderi.

Lidhur me emocionet dhe përjetimet që i sollën luftërat e Distrias foli për Klan Kosovën nëna e xhidistes, Remzije Krasniqi.

Ajo tha se ka përjetuar emocion të veçant duke mbetur edhe pa gjumë.

“Emocion i veçantë. Kemi mbetur pa gjumë por ja ka vlejtur. Shumë ka qenë e stresuar. S’ke pasur mundësi të flasësh me të dhe ta përkrahësh. E kemi përcjell. Ne e kemi ditur se si është ndjerë porsa ka ardhur nga stërvitjet. Ka qenë stres së pari përgatitjet, pastaj me kë do të luftojë me kë do t’i bie shorti”.

Remzije Krasniqi tregoi edhe për momentin kur vajza e saj e kishte thirrur në telefon para se ta merrte medaljen e artë.

“Para se me marrë medaljen na ka thirr më telefon me video. Ka pyetur se si jemi ne, ka pyetur për babi dhe kur e ka parë babin është qetësuar”.

Distria Krasniqi mposhti në finale xhudisten japoneze, Funa Tonakin.

Krasniqi mposhti Tonakin me Wazzari./Insajderi.com