Hans Flick do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri, i cili arriti të shkruante historinë me bavarezët, duke fituar gjithçka, njofton Insajderi.
Drejtuesit e Bayernit, janë duke menduar për pasardhësin e 56 vjeçarit, i cili me shumë gjasa mund të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, teksa së fundmi përveç Nagelsman, për stolin e Bayernit në skenë ka dalë edhe emri i teknikut italian, Massimiliano Allegri.
Pas dy viteve pushim, sipas mediave italiane, Alelgri është duke e menduar seriozisht marrjen e drejtimit të një prej klubeve më të mëdha në botë. Nga raportimet e fundit, bëhet me dije se ishi i Milanit dhe Juventusit, ka pëlqimin e drejtuesve të Bayernit, për përvojën e tij, fleksibilitetin, pragmatizmin dhe mbi të gjitha për ADN-në e tij fituese.
53 vjeçari nga Livorno, dëshiron të rikthehet si protagonist absolut në arenën Europiane të futbollit, teksa Bayerni mund të ishte skuadra ideale për të drejtuar në këto momente.
Rumenige pëlqen më shumë Alelgrin sesa Nagelsman edhe për faktin se italiani zotëron një eksperiencë shumë të madhe edhe në arenën ndërkombëtare. /Insajderi.com