Mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Florent Hadergjonaj, nuk do të kthehet më tek ekipi i Huddersfield edhe pse ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e ti" />

Florent Hadergjonaj nuk do të kthehet më tek Huddersfield

Florent Hadergjonaj nuk do të kthehet më tek Huddersfield

Mbrojtësi i përfaqësues së Kosovës në futboll, Florent Hadergjonaj, nuk do të kthehet më tek ekipi i Huddersfield edhe pse ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Media të ndryshme në Angli dhe në Turqi, raportojnë se mbrojtësi anësor, Florent Hadergjonaj, nuk do të kthehet më tek Huddersfield-pasi ka shumë ekipe nga Evropa, të interesuara për shërbimet e tij.

Ai është ishte i huazuar tek ekipi i Fenerbahce në Turqi dhe ka treguar formë shumë të mirë, duke luajtur rregullisht për ekipin e parë, së bashku me Vedat Muriqin

Mediat në Turqi, thonë se është shumë e mundur që Florenti, të vazhdojnë të mbetet tek Fenerbahce, pasi ata janë të bindur në cilësitë e lojtarit dhe duan ta blejnë në mënyrë permanente./Insajderi.com.