Florent Hoti, futbollisti i Dundee United në Skoci, akoma nuk ka vendosur për përfaqësimin e ndonjërit ekip kombëtar

Florent Hoti, futbollisti i Dundee United në Skoci, akoma nuk ka vendosur për përfaqësimin e ndonjërit ekip kombëtar

Florent Hoti, ka debutuar në elitën e futbollit të Skocisë me ekipin e Dundee United në përballjen kundër skuadrës së Hamiltonit, ndërsa sa i përket përfaqësimit të ekipeve kombëtare, Hoti akoma nuk ka bërë përzgjedhjen përfundimtare, se për cilën skuadër do të paraqitet, njofton Insajderi.

“Cilado qoftë rruga më e mirë për mua, unë do ta ndjek. Unë dua të luaj në një nivel sa më të lartë të jetë e mundur, në maja të futbollit. Unë dua të luaj në ligat më të mira, duke luajtur për një ekip A të Shqipërisë ose Kosovës, aty ku dua të jem. Prindërit e mi më bëjnë të mundur të luajë për të dy ekipet”, tha fillimisht anëtari i ekipit skocez.

“Kosova fitoi pavarësinë në 2008, kështu që unë mund të luaj për të dyja. Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës janë të njëjtë, me të njëjtën kulturë dhe gjuhë. Janë shtete të ndryshme, por jemi të njëjtë. Është pak e vështirë për t’u kuptuar kjo situatë pasi edhe bashkëlojtarët nuk e kuptojnë mirë. Kur e postoj një fotografi në ‘Instagram’ duke i përkrahur të dy ekipet, më thonë të zgjedh njërin. Por, të dyja janë shtetet e mia”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com