Florent Muslija shënon supergol në disfatën e Hannover 96 në Bundesliga 2

Florent Muslija shënon supergol në disfatën e Hannover 96 në Bundesliga 2

Florent Muslija ka realizuar një gol spektakolar me Hannover 96, njofton Insajderi.

Futbollisti shqiptar nxori një goditje fntastike në përballjen që ekipi i tij humbi ndaj Heidenheim. Rezultati në fund ishte mbyllur me rezultat 1:3, ndërsa futbollisti shqiptar shënoi në minutën e 51-të të takimit për të barazuar përkohësisht.

Goditja me saktësi të frikshme që vjen nga distanca e konsiderueshme do të gjente cepin e rrjetës. Përgëzimi erdhi nga të gjithë shokët e skuadrës për golin e shënuar, ndërsa padyshim që këtë realizim do e kishin zili edhe shumë yje të Europës. /Insajderi.com