Real Madrid ka njoftuar se presidenti i këtij klubi, Florentino Perez, ka rezultuar pozitivë në COVID-19, transmeton Insajderi.
Gjiganti spanjoll i futbollit, ka njoftuar se 73 vjeçari ka dalë të jetë i infektuar pas testeve rutinore që bëhen.
Perez madje thuhet se është pa asnjë simptomë, duke mos dhënë detaje shtesë nga klubi spanjoll, raporton CNN, transmeton Insajderi.
Tekniku i Real Madrid për herë të parë është bërë President i Real Madrid, atëherë kur Los Blancos kishin nënshkruar me superyjet si Zinedine Zidane, David Beckham, Delima Ronaldo.
Ai ishte dorëhequr më 2006 nga kjo pozitë, për t’u rizgjedhur më 2009. /Insajderi.com