Florentino Perez konfirmohet si president i Realit të Madridit, fiton mandatin e gjashtë në krye të klubit

Florentino Perez konfirmohet si president i Realit të Madridit, fiton mandatin e gjashtë në krye të klubit

Florentino Perez është rizgjedhur si president i klubi mbretëror spanjoll, Real Madrid, njofton Insajderi.

Deri te rruga për t’u konfirmuar si president i klubit, Perez nuk kishte asnjë kundërkadidat, dhe me vota unanime është rizgjedhur si president i klubit.

Kështu, Perez konfirmohet si president i klubit deri në vitin 2025, teksa lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të “Los Blancos” në rrjetet sociale.

“Florentino Perez është rizgjedhur president i klubit deri në vitin 2025”, thuhet në njoftimin madrilenëve. Për Perezin ky do të jetë mandati i gjashtë si president i Real Madridit. Perez e ka udhëhequr ekipin spanjoll që nga viti 2000. Nën udhëheqjen e Perezit, Real Madridi ka fituar 47 trofe. /Insajderi.com