Florenzi afër transferimi te PSG-ja

Florenzi afër transferimi te PSG-ja

Futbollisti italian, Alessandro Florenzi, afër huazimit te skuadra parisiene Paris Saint Germain, njofton Insajderi.

Futbollisti italian është nën kontratë me Romën, por sezonin e fundit ishte huazuar te skuadra spanjolle e Valencia-s.

Lojtari është dal nga akademia e klubit italian, por duke parë formën jo të kënaqshme sezonet e fundit, klubi vendosi ta huazojë në Spanjë.

As në Spanjë nuk shfaqi paraqitje të mira, kështu skuadra spanjolle nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit.

Kështu duke parë formën e tij, klubi italian ka vendosur përsëri të huazojë në ndonjë ekipet të interesuar për Florenzi-in.

Klubi që ka shfaqur interesim për shërbimet e 29-vjeçarit italian, është gjigandi francezë PSG.

Francezët duan ta huazojnë lojtarin deri në fund të sezonit, me mundësi të blerjes, varësisht prej paraqitjeve të lojtarit te skuadra franceze. /Insajderi.com.