Florian Kamberi shënon gol nga loja, por realizon edhe nga pika e bardhë për Aberdeen në kupën e Skocisë

Florian Kamberi shënon gol nga loja, por realizon edhe nga pika e bardhë për Aberdeen në kupën e Skocisë

Florian Kamberi po rigjen formën e duhur me rikthimin e tij në Skoci. Sulmuesi shqiptar është kthyer menjëherë në një element kyç për skuadrën e Aberdeen, me të cilët ka festuar sot edhe golin e tij të pare, njofton Insajderi.

Një gol ky që merr një vlerë akoma të madhe për faktin se i jep mundësinë skuadrës të qëndrojë në lojë në Kupën e Skocisë.

Kamberi ka tundur rrjetën në sekondat e fundit të kohës së rregullt, duke e dërguar kështu sfidën në 30 minuta të tjera shtesë. Edhe koha shtesë mbaroi me shifrat e barabarta, ndërsa pas penalltive, është ekipi i Kamberit që vazhdon në kupë, ku sulmuesi shqiptar ka shënuar penalltinë e dytë për skuadrën e tij. /Insajderi.com