Florian Marku barazon ndaj Jamie Stewart

Florian Marku barazon ndaj Jamie Stewart

Florian Marku është përballur sot me kundërshtarin e tij Stewart, duke hapur i pari natën e dueleve të sotme përpara se Joshua dhe Pulev të futen në ring. Boksieri shqiptar synonte të thellonte rekordin e tij të fitoreve nga 7-0 në 8-0, por ëndërra e të pathyeshmit ka marrë fund, njofton Insajderi.

Pas tetë raundeve me nga tre minuta secili, askush prej dy boksierëve nuk u rrëzua në tokë, duke i rezistuar “luftës” deri në fund. Në këto kushte ishte vendimi i gjyqtarëve ai që vendosi gjithçka dhe përfundimi ishte thjesht një barazim.

Një vendim ky që ka irrituar pa masë Florian Markun. Ky i fundit priste fitoren pas asaj që kishte dhënë në ring, prandaj ka reaguar menjëherë pasi arbitri ngre lart duart e të dy boksierëve. /Insajderi.com