Florian Marku të shtunën ndeshet me Jamie Stewart

Florian Marku të shtunën ndeshet me Jamie Stewart

Jamie Stewart, i cili mposhti Mick Hennessy Jr, në fillim të këtij viti do të ndeshet me shqiptarin me vlerësim të lartë, Florian Markun, këtë fundjavë dhe thotë se ai e mori betejën vetëm para katër ditësh, por është i sigurt se do të fitojë, njofton Insajderi.

Në anën tjetër, Marku në Istagram ka shkruar: “Le të ndërrojmë kundërshtarë, por rezultati do të mbesë i njëjtë”, duke aluduar se kundërshtarin e pret i njëjti fat, siç ishin ata para tij, duke dalur si humbës nga ringu.

Ndeshja do të zhvillohet në “Wemlbey” me fillim nga ora 18:00, ku ndeshja ështe për peshat e mesme, do të jetë para sfidës së Anthony Joshua dhe Kubrat Pulev. /Insajderi.com