Florim Zuka: Pasi i kërcënuam me tërheqje, ata vendosen emrin e Kosovës

Florim Zuka: Pasi i kërcënuam me tërheqje, ata vendosen emrin e Kosovës

SC Gjilani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të fillojë pjesa e dytë e kampionatit të Kosovës. SC Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës kundër klubit rus, Yenisy Krasonyarsk, që bën gara në ligën e dytë të Rusisë.

Insporti ka kontaktuar me presidentin e klubit, Florim Zuka, i cili ka deklaruar se klubi rus kanë përmirësuar gabimin e tyre dhe e kanë shkruar Kosova. “E kanë përmirësuar, tash e kanë shkruar Kosova dhe jo Serbia. I kërcënuam me tërheqje nga ndeshja dhe pas bisedës që zhvilluam me ta, ata pranuan të vendosin emrin e Kosovës”, më shumë mund të lexoni në Insporti.com.