
Floyd Mayweather dhe Conor McGregor e kanë kryer matjen zyrtare. Dy boksierët u takuan në Las Vegas për matjen zyrtare.
Teksa u mendua që McGregor të ketë diferencë më të madhe në peshë, ky i fundit duket se punoi dhe ka formë të mirë trupore.
Ai u shpreh i motivuar para Mayweather duke treguar grintë dhe karakter. McGregor arriti të humb peshë në kohë dhe tash ka 69 kilogramë. Kurse Mayweather ka 67.5 kilogramë dhe u tregua mjaft i qetë përballë rivalit.
Dueli historik zhvillohet sonte pas mesnate. /Telegrafi/