Fonseca para sfidës ndaj Manchester United: Ata janë favoritë, por Roma nuk ka frikë

Fonseca para sfidës ndaj Manchester United: Ata janë favoritë, por Roma nuk ka frikë

Sonte me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Europës mes Manchester United dhe Romës, teksa para ndeshje, tekniku portugez i italianëve, Paulo Fonseca, ka folur në një konferencë për shtyp, njofton Insajderi.

Të dyja ekipet janë ndeshur edhe më parë në garat europiane, por asnjëherë në nivel sikur ky i sotmi, në një gjysmëfinale të kompeticioneve europiane. Në këtë sfidë, ekipi anglez është favoritë, mirëpo italianët jo rastësisht kanë arritur deri këtu, duke eliminuar ekipe si Sporting Braga, Shakhtar Donetsk dhe Ajax.

Para sfidës së parë gjysmëfinale që zhvillohet në Angli, trajneri i “verdhekuqve” ka folur në një konferencë për shtyp, duke e cilësuar Manchesterin si favoritë, mirëpo gjithashtu duke konfirmuar se ekipi i tij nuk ka frikë nga ky duel.

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën time si trajner. Ata janë favoritë, por Roma nuk ka frikë. Iu thashë djemve që sonte kemi mundësi për të bërë histori. E ardhmja ime? S’ka rëndësi tani, e rëndësishme është vetëm kjo ndeshje”, pasi gjithashtu Fonseca foli edhe për të ardhmen e vet, si dhe për fjalët në media se nga sezoni i ri, portugezi nuk do të jetë trajner i Romës. /Insajderi.com